Aksidente të njëpasnjëshme në Tiranë! Simulime te sheshi “Nënë Tereza”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa aksidente, që fatkeqësisht mund t’i shohim në rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, e me pasojë edhe jetën, u simuluan në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Shkak mund të jetë shoferi, por edhe këmbësori. Në sensibilizim të qytetarëve për të respektuar sinjalistikën dhe rregullat e qarkullimit, u organizua ky aktivitet për sigurinë rrugore.

Skenarët e përgatitur nga EVU Albania, rrjeti i ekspertëve evropianë për kërkimin dhe rindërtimin e aksidenteve, kishin në qendër të vëmendjes demonstrimet e drejtpërdrejta të aksidenteve rrugore, duke simuluar përplasjen e një makine me një motor, një automjeti me një këmbësor apo midis 2 automjeteve.

Drejtuesi i EVU Albania, Alfred Hasanaj, theksoi se aktiviteti synon të nxitë reflektim dhe përgjegjësi tek çdo përdorues i rrugës.

“Kjo nuk është një ditë show të përplasjeve të mjeteve, por ka mesazhe të qarta përdoruesve të rrugës, si duhet të sillen në rrugë. Aplikimi i metodave shkencore të dokumentimit të ngjarjes. Deri më parë kemi parë dokumentimin e ngjarjeve me mjete mekanike, siç është matja me shirit. Sot teknologjia ka avancuar. Tani ngjarja behet skanimi 3D.”, tha Hasanaj.

Sipas tij, jo vetëm shoferët dhe këmbësorët që duhet të respektojnë rregullat, por edhe institucionet mbajnë përgjegjësi për të garantuar infrastrukturë të sigurt.

“Jo vetëm përdoruesit e rrugës duhet të sillen sipas rregullores por duhet të ndërtohen rrugë me standarde në përputhje me akte ligjore në fuqi. Po marrim pasojat e një aksidenti që ka ndodhur në rreth rrotullimin e kolonjës, ku një 28 vjeç, ka dalë nga rruga. Në rast se do të kishte një “guardrail” ai do të ishte kthyer në rrugë, dhe pasoja e vdekjes nuk do të vinte, nuk do të ishte mbytja”, theksoi Alfred Hasanaj.

Lexo edhe :  Kolonjë, gjendet i dekompozuar turpi i një personi

Teksa kemi hyrë në sezonin turistik, kur fluksi i lëvizjes së qytetarëve shtohet kërkohet vëmendje edhe më e lartë e drejtuesve të mjeteve në rrugë. Si i tillë vjen edhe mesazhi i këtij aktiviteti, një moment pakujdesie mund të shndërrohet në tragjedi. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV