“Do hapim portat e ferrit!” Komandanti i ri iranian kërcënon Izraelin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komandanti i sapokomanduar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammad Pakpour, kërcënoi të “hapë portat e ferrit”, si kundërpërgjigje për sulmet e Izraelit në Iran, ku u vra edhe pararendësi i tij, Hossein Salami, shkruan A2 CNN.

“Si hakmarrje për gjakun e shokëve tanë të rënë, shkencëtarëve dhe qytetarëve, portat e ferrit do të hapen së shpejti për këtë regjim fëmijë-vrasës”, tha Pakpour, në një mesazh të publikuar nga Agjencia Iraniane e Lajmeve, IRNA.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Iranit thërriti ambasadorin e Zvicrës, i cili përfaqëson edhe interesat amerikane në Teheran. “Gjatë takimit, Republika Islamike e Iranit shprehu zemërimin e thellë dhe kundërshtimin e fortë ndaj këtij akti agresioni të Izraelit dhe mbështetjen që i ka dhënë SHBA”, raportoi IRNA.

Çfarë po ndodh mes Izraelit dhe Iranit?

Izraeli ndërmori sulme të paprecedenta ndaj Iranit, duke shënjestruar programin bërthamor dhe udhëheqësit ushtarakë të vendit, në një operacion që kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të zgjasë për shumë ditë. Ushtria izraelite njoftoi se ka përdorur 200 avionë luftarakë. Si kundërpërgjigje, Irani lëshoi mbi 100 dronë drejt territorit izraelit, sipas ushtrisë së Izraelit.

Presidenti Donald Trump i tha CNN-it se SHBA “natyrisht” mbështet Izraelin dhe e quajti atë ndaj Iranit gjatë natës “një sulm shumë të suksesshëm”. Trump paralajmëroi Iranin më herët sot të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”, duke sugjeruar se sulmet e ardhshme të Izraelit ndaj vendit mund të jenë “edhe më brutale”.

Sipas informacioneve të deritanishme, katër figurat kryesore iraniane të vrara nga sulmi i Izraelit janë: Gjeneral Major Hossein Salami – Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Gjeneral Major Mohammad Bagheri – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Ali Shamkhani – Ish-Këshilltar i Lartë për Sigurinë Kombëtare dhe Amir Ali Hajizadeh – Komandant i Forcave Ajrore të IRGC-së.

Lexo edhe :  Gjermani/ Rënie prej 50% e kërkesave për azil në gjysmën e parë të vitit 2025

Netanyahu deklaroi se “Operacioni Luani në Ngritje” goditi objektin kryesor të pasurimit në Natanz, shkencëtarë bërthamorë dhe atë që e quajti “zemra e programit të raketave balistike të Iranit”. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, gjashtë shkencëtarë bërthamorë u vranë. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV