Fluturoi gjithë jetën pa biletë, tani e presin 30 vite burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi rezervoi më shumë se 120 fluturime falas duke u paraqitur si punonjës i një linje ajrore, një juri javën e kaluar e shpalli fajtor Tiron Alexander, nga Florida e Jugut, i cili tani përballet me dënim deri në 30 vjet burg.

Prokurorët pretendojnë se ai abuzoi me një program vetëm për punonjës, duke pretenduar në mënyrë të rreme se ishte asistent fluturimi.

Ky rreng i lejoi Alexander që të realizonte 34 fluturime pa shpenzuar asnjë qindarkë midis viteve 2018 dhe 2024.

Ai kishte ngarkuar informacione të rreme në lidhje me “punësimin” e tij dhe pas hetimeve rezultoi të ishte punonjës i shtatë linjave ajrore të ndryshme, duke përdorur 30 numra të rremë distinktivësh dhe data punësimi.

Gjatë gjyqit, u zbulua se Alexander ishte shtirur edhe si asistent fluturimi për tre linja ajrore të tjera, duke zgjeruar më tej fushën e mashtrimit.

Ai u shpall fajtor për mashtrim me transferta elektronike dhe hyrje të paligjshme në një zonë të sigurt të një aeroporti me pretekste të rreme.

Seanca ku atij do t’i komunikohet dënimi është planifikuar për tu zhvilluar në 25 gusht, siç njoftoi të martën Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV