Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve në Iran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli ka urdhëruar mbylljen e ambasadave në mbarë botën pas sulmeve në shkallë të gjerë të zhvilluara nga Izraeli kundrejt Iranit.

Në publikimet e hedhura në faqet zyrtare të ambasadave i kërkohet qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos shfaqin simbole hebraike ose izraelite në vendet publike si dhe të raportojnë nëse do të përballen me aktivitete armiqësore.

“Misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Ministria gjithashtu i është drejtuar të gjithë qytetarëve me thirrjen për të plotësuar një anketë për të përditësuar gjendjen dhe vendndodhjen e tyre.

Sulmet izraelite filluan rreth orës 3 të mëngjesit sipas orës lokale duke shënjestruar objekte ushtarake dhe bërthamore, si dhe zona banimi. Ushtria izraelite konfirmoi se gjithsej 200 avionë luftarakë morën pjesë në sulm, duke hedhur 330 municione drejt Iranit.

Ushtria izraelite nuk i ka ndalur sulmet, teksa raketa vijojnë të lëshohen mbi Iran duke synuar dhe zonat e banuara. Sakaq, qielli i Iranit është i zbrazur teksa të gjitha fluturimet janë pezulluar ndërsa numri i i viktima raportohet të ketë shkruar rreth 80, përfshirë dhe fëmijë, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV