“Të njohim Kosovën? Kjo nuk do ndodhë kurrë”. Vucic vijon me avazin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. I pranishëm në Çeki për të qenë pjesë e forumit të lartë GLOBSEC, e cila mbahet në Pragë, kreu i shtetit serb përmendi rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara e cila i jep prezencë të konsiderueshme institucioneve serbe në Kosovë.

“Bëhet fjalë për Kosovën, siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian e kanë njohur tashmë pavarësinë e Kosovës, dhe pesë nga ato 27 vende nuk e kanë bërë këtë, dhe ky është problemi. As Bratislava, Bukureshti, Athina, Madridi, Nikosia nuk janë të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës. Si rrjedhojë, Beogradi nuk është gati ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë.

Rezolutën 1244, Vuçiç e përmend edhe për të justifikuar qëndrimin e Serbisë ndaj Ukrainës dhe luftës së Rusisë. Ai u justifikua me faktin se nuk mund ti shpjegosh dot një serbi parimet e së drejtës ndërkobëtare.

“Kur unë po flas për këtë, nëse po flasim për integritetin territorial të Ukrainës, kur po flasim për shkeljen e parimeve të Kombeve të Bashkuara, për parimet e së drejtës publike ndërkombëtare, atëherë është e vështirë t’i shpjegosh kujtdo në Serbi, jo mua, jo politikanëve në pushtet, por kujtdo në Serbi, se çfarë ndodh me integritetin territorial të Serbisë. Dhe Rezoluta 1244 është ende e vlefshme dhe askush nuk interesohet, sepse kishte interesa të tjera politike që ishin shumë më të rëndësishme për disa aleatë perëndimorë sesa Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e drejta publike ndërkombëtare”.

Lexo edhe :  Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Në lidhje me integrimin e Serbisë në BE, Vuçiç tha se ajo është një çështje politike dhe jo një çështje merite. Ai përdori për analogji shqiptarët dhe sllavët në Maqedoninë e Veriut.

“Kishim të njëjtën afërsi me BE 20 vjet më parë, por në atë kohë 80 përqind e popullsisë ishte për BE-në, dhe sot 40 përqind, që është dy herë më pak. Kemi një problem rajonal me Prishtinën, kjo çështje është shumë e vështirë, është e vështirë ta zgjidhim. Nuk ka të bëjë vetëm me Serbinë, keni të njëjtin problem në Maqedoninë e Veriut dhe një ndarje të madhe midis maqedonasve dhe shqiptarëve. Shqiptarët mbështesin 80 përqind të hyrjes në BE brenda Maqedonisë së Veriut, dhe maqedonasit si popull janë si serbët ose janë ende skeptikë, gjë që tregon se nuk ka të bëjë fare me Rusinë. Ka të bëjë me nevojat tona, me pritjet tona”, tha Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë.

Vuçiç deklaroi se në Serbi po bëhen përgatitje për zgjedhjet në Serbi dhe ato pritet të mbahen në fund të vitit të ardhshëm ose në fillim të vitit 2027. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV