A do e sulmojë SHBA drejtpërdrejt Iranin? Ja si përgjigjet Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur në Shtëpinë e Bardhë mbi konfliktin mes Iranit dhe Izraelit.

Sipas mediave të huaja, Trump u pyet gjatë fjalës së tij nëse SHBA-të po i afrohen sulmit ndaj objekteve bërthamore iraniane.

“Nuk mendoni seriozisht se do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje? ‘A do ta sulmoni komponentin bërthamor iranian dhe në çfarë ore saktësisht, zotëri, do ta sulmoni atë?'”, i’u përgjigj Trump-gazetarit.

“Ti nuk e di fare që unë do ta bëj. Ti nuk e di. Mund ta bëj. Mund të mos e bëj. Irani ka shumë probleme dhe dëshiron të negociojë. Dhe unë thashë, pse nuk negociuat me mua para gjithë kësaj vdekjeje dhe shkatërrimi? Pse nuk shkuat në negociata?”, shtoi Trump.

Trump tha më tej se Irani i është drejtuar atij, duke pretenduar se përfaqësuesit e Teheranit madje “sugjeruan” që të vinin në Shtëpinë e Bardhë. /MP

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV