“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin

Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë emisionit “Real Story” në ABC News, ka kritikuar qasjen aktuale të Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e konsideruar të dëmshme strategjinë e zvarritjes dhe mosveprimit.

Sipas Lamit, mbajtja e qëndrimit të ngurtë ndaj rezultatit dhe përpjekjet për të justifikuar mosnjohjen politike të zgjedhjeve nuk mund të zgjasin pa kosto.

Ai paralajmëroi se, në mungesë të një reflektimi real dhe një drejtimi të qartë, PD rrezikon të humbasë besimin e elektoratit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale që po afrojnë.

“Nuk mund ta mbash të ngurtë perceptimin be simpatizantëve dhe të mbështetësve shumë gjatë. Mund të jetë një moment, ose një fazë e caktuar, por nuk mbahet gjatë. Nuk është çështje e lehtë që të mbash të ngrirë mbështetjen e demokratëve pa bërë asgjë.

Të futesh logjikë naive, që unë po zvarris procesin me shpresë që mund të gjej fakte që të çojnë tek mos njohja e procesit nga pikëpamja politike. Në finale Partia Demokratike me këtë lloj strategjie për mua po e mbyll qepenin, sepse do të vijnë shpejt zgjedhjet lokale, nuk janë budallenj njerëzit.

Pikiata që ka marrë Partia Demokratike me zgjedhjet e përgjithshme dhe me strategjinë që po e shoqëron këtë proces zgjedhor me heshtjen brenda, me zvarritjen pafund, me kapjen me thonj të disa shkeljeve për të hiperbolizuar vjedhjen e madhe globale që është bërë këtu tek ne, ku diferenca e votave është ajo që e panë të gjithë, nuk çon larg kjo, sepse zgjedhjet lokale vijnë shpejt”, tha analisti. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV