PD pretendon mandatin e ‘Mundësisë’/ Këlliçi: Na kanë marrë votat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokratët synojnë të përfitojnë mandatin e 14-të në Tiranë nga procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të qarkut më të madh në vend.

Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se votat e demokratëve janë “grabitur” jo vetëm nga Partia Socialiste, por edhe nga “Mundësia” e Agron Shehajt.

“Do të kërkojmë në mënyrë të padiskutueshme mandatin e 14-të në qarkun e Tiranës, që i shkon Partisë Demokratike, pasi dihet tashmë botërisht që ky mandat ndahet me një grup votash mes PD-së dhe Partisë Socialiste apo partinë ‘Mundësia’,” u shpreh Këlliçi në një intervistë për RTSH.

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit, Këlliçi tha se demokratët duhet t’i nënshtrohen në vjeshtë procesit të analizës së brendshme.

“Do të duhet edhe që ne vetë të ulemi me njëri-tjetrin, me forumet e Partisë Demokratike, për të diskutuar dobësitë, problemet, hapësirat për t’u përmirësuar dhe, pa diskutim, për të hapur edhe më shumë dyert për të rinjtë dhe energjitë e reja në Partinë Demokratike,” theksoi Këlliçi./E.T

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV