Zgjedhjet mbajtën arkën plotë, s’u realizuan investimet!/ Në 5 muaj u shpenzuan 2.6 mld €

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e 11 majit frenuan investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të këtij viti nuk u realizuan 128 milionë euro shpenzime të planifikuara. Në total gjatë kësaj periudhe institucionet në vend shpenzuan 2 miliardë 655 milionë euro, nga 2 miliardë 783 milionë euro që ishte plani për këtë pesë-mujor.

Institucionet gjatë periudhës elektorale kufizohen për shkak se mund të bien në kundërshtim me kodin zgjedhor. Shkaku tjetër për mos-realizimin e investimeve ka të bëjë me keqplanifikimin nga ana e institucioneve, siç ndodhi vitin e kaluar, kur pjesa më e madhe e investimeve u bë në fund të vitit të kaluar.

Ndërkohë kjo periudhë e parë e vitit ka rezultuar e ‘artë’ për thesarin e shtetit që po mbledh miliona euro më shumë se vjet. Nga tatimet dhe taksat nga janari deri në fund të muajit maj janë mbledhur 3 miliardë euro ose rreth 187 milionë euro më shumë se vjet në të njëjtën periudhë.

Duke qenë se arka e shtetit po merr më shumë para sesa po nxjerr suficiti për këtë 5-mujor ka arritur në vlerën 400 milionë euro raporton Ministria e Financave.

Vetëm administrata tatimore ka mbledhur 1.1 miliardë euro gjatë kësaj periudhe ku pesha më e madhe bie mbi të punësuarit. Për shkak të rritjes së pagave në administratë, aksionit ndaj pagave të nëndeklaruara dhe dorëzimit të deklaratave të të ardhurave individuale (DIVA), të ardhurat nga tatimi mbi pagat kanë arritur në 341 milionë euro, ose 73 milionë euro më shumë se vitin e shkuar në të njëjtën periudhë. Për këtë arsye janë rritur edhe të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që arritën në 735 milionë euro.

Lexo edhe :  Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Kontributin e dytë më të madh e ka dhënë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që lidhet direkt edhe me konsumin. Nga TVSH-ja janë mbledhur në total 305 milionë euro ose 73 milionë euro më shumë se vjet. Më pas renditen fitimet e bizneseve. Janë 285 milionë euro të ardhura të mbledhura nga tatimi mbi fitimin me rritje prej 8.9 milionë euro në raport me vjet.  /e.t

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV