Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Delegacioni i Juventus, i udhëhequr nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, së bashku me trajnerin Igor Tudor, presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, dhe disa lojtarë të ekipit, u prit këtë pasdite në Zyrën Ovale nga Presidenti amerikan, Donald Trump.

Momentet e takimit janë dokumentuar zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, ku Trump është parë duke u përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve për tensionet në Lindjen e Mesme midis Iranit dhe Izraelit.

Bianconerët janë në Uashington në prag të debutimit të tyre në Kupën e Botës për Klube, ku mbrëmë luajnë ndeshjen e parë të Grupit kundër ekipit nga Emiratet e Bashkuara, Al-Ain.

Kjo vizitë në Shtëpinë e Bardhë vjen si një shenjë e vëmendjes së veçantë ndaj Juventus në arenën ndërkombëtare dhe shërben si një moment simbolik edhe për lidhjet mes futbollit dhe diplomacisë sportive./kb

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV