Artikulli te Fox News nuk është qëndrim amerikan, por opinion i maskuar si lajm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 20 qershor 2024, platforma amerikane Fox News publikoi në seksionin Opinion një shkrim të ish-ambasadorit shqiptar Agim Nesho, me autorësi të bashkëndarë me Michael Rubin, ku Shqipëria dhe Kryeministri Edi Rama portretizohen në mënyrë jashtëzakonisht negative.

Artikulli titullohet “Meet ‘Ramaduro,’ Europe’s progressive, Soros-trained autocrat and enemy of Trumpism”, një qasje e ngarkuar emocionalisht që, që në titull, tregon se nuk kemi të bëjmë me një analizë profesionale, por me një pamflet politik.

Ky nuk është një artikull editorial i Fox News. Ai është një shkrim opinionistik i botuar në një rubrikë ku individë të ndryshëm, shpesh me qëndrime ideologjike të qarta ose lidhje politike, publikojnë qëndrime personale. Rubrika Opinion nuk i nënshtrohet kritereve të verifikimit, balancimit apo fakt-checking që i kërkohet raportimeve gazetareske, dhe nuk përfaqëson në asnjë mënyrë qëndrimin zyrtar të Fox News.

Autori Agim Nesho, përveç se ish-ambasador, është aktualisht një aktivist politik i angazhuar publikisht në qëndrime opozitare në Shqipëri. Ai deri një vit më parë ka qenë nënkrytar i Partisë së Lirisë së Ilir Metës. Në daljet e tij të shumta mediatike, z. Nesho ka treguar një linjë të qartë ideologjike dhe politike. Në këtë kontekst, shkrimi i tij në Fox News nuk është një përfaqësim i pavarur diplomatik apo analitik i realitetit shqiptar, por një vazhdimësi e angazhimit të tij politik të brendshëm që tani kërkon të gjejë jehonë ndërkombëtare.

Artikulli nuk përmban:

asnjë referencë institucionale amerikane apo europiane,
asnjë burim të pavarur për verifikimin e akuzave,
dhe asnjë përpjekje për të balancuar pikëpamjet.

Përkundrazi, ai mbështetet në etiketime ideologjike të tipit “sorosist”, “anti-Trumpist”, apo “autokrat progresist”, duke i mëshuar polarizimit global, e jo analizës së situatës së brendshme shqiptare.

Lexo edhe :  Porositë e Ramës: "Kujdes! Nuk dua që Tirana të bëhet si Vlora. Keni dy javë afat..."

Në një moment kur Shqipëria është në një fazë të ndjeshme të procesit të integrimit europian, dhe ku stabiliteti institucional është jetik për interesat kombëtare, përhapja e narrativave të tilla me ngarkesë politike të theksuar, veçanërisht në platforma ndërkombëtare që mund të keqkuptohen si “zyrtare”, nuk i shërben interesit publik shqiptar.

Nga një verifikim i Top Channel rezulton se ky artikull nuk reflekton qëndrimin e medias amerikane, por një përdorim personal i hapësirës së opinionit për qëllime të qarta politike. Të tilla ndërhyrje në media të huaja, të pamaskuara si “analiza diplomatike”, duhen trajtuar me kujdes dhe skepticizëm. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV