Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për president kundër udhëheqësit autoritar, Alyaksandr Lukashenka.

Bashkëshortja e tij, Svyatlana Tsikhanouskaya – e cila garoi në zgjedhjet e 2020 në vend të burrit të saj – konfirmoi lirimin e Tsikhanouskit.

“Burri im, Syarhey, është i lirë! E kam të vështirë ta përshkruaj gëzimin që kam në zemër”, shkroi ajo në X, duke ia bashkëngjitur postimit një video që shfaq të dy duke u përqafuar.

John Coale, zëvendës i emrisarit amerikan Keith Kellogg, tha në një postim në X më 21 qershor se lirimi i 14 të burgosurve u realizua në bashkëpunim me Qeverinë e Lituanisë.

Ihar Karney, ish-gazetar i Shërbimit Bjellorus të Radios Evropa e Lirë, që në Bjellorusi njihet si Radio Svaboda, u lirua gjithashtu. Ai ishte arrestuar në vitin 2023 dhe më pas u dënua me tre vjet burgim nën akuza për “ekstremizëm”, të cilat ai i mohon.

Tsikhanouski kishte tentuar që të kandidonte kundër Lukashenkas në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në gusht të vitit 2020, por ishte arrestuar para votimeve. Më pas, gruaja e tij garoi si kandidate e opozitës në ato zgjedhje.

Lukashenka u shpall fitues i zgjedhjeve, gjë që nxiti protesta të dhjetëra mijëra bjellorusëve të cilët thanë se zgjedhjet ishin manipuluar. Protestat zgjatën me muaj, teksa bjellorusët kërkon që Lukashenka – i cili është në pushtet që nga viti 1994 – të largohej dhe vendi të mbante zgjedhje të reja.

Zgjedhjet e gushtit 2020 u refuzuan si të manipuluara nga opozita dhe Perëndimi, ndërsa vendi, nën drejtimin e Lukashenkas, nisi të shtypte protestuesit, duke arrestuar mijëra dhe duke detyruar shumicën e figurave kryesore të opozitës të largohen nga vendi.

Lexo edhe :  Greva e kontrollorëve të trafikut ajror po ndërpret udhëtimet drejt, nga dhe mbi Francën

Disa protestues janë vrarë gjatë shtypjes së protestave, dhe organizatat për të drejtat e njeriut thonë se ekzistojnë dëshmi të besueshme për përdorimin e torturës ndaj disa prej të arrestuarve.

Lukashenka mohon se votat janë manipuluar dhe ka refuzuar që të negociojë me opozitën e udhëhequr nga Svyatlana Tsikhanouskaya.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vende të tjera kanë refuzuar ta njohin Lukashenkan, 68 vjeç, si udhëheqës legjitim të Bjellorusisë dhe i kanë vendosur atij dhe zyrtarëve të lartë bjellorusë sanksione si reagim ndaj “falsifikimit” të votës dhe shtypjes ndaj protestave pas mbajtjes së zgjedhjeve. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV