Gjenerali Prenga, apel presidentit Begaj: Mblidh Këshillin e Sigurisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjenerali Dedë Prenga i bëri thirrje presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të mbledhë sa më shpejt Këshillin e Sigurisë në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Iranit që mund të përshkallëzohet më tej dhe mund të kërcënojë dhe vendin tonë.

Teksa numëroi kapacitetet ushtarake që i mungojnë Shqipërisë në “Off the Record”, gjenerali Prenga u shpreh se siguria e një vendi duhet të jetë prioritet.

“Nuk ka vend për panik. Por shteti duhet të vlerësojë situatën dhe në bazë të strategjisë dhe skenarëve të mundshëm ka ardhur momenti që duhet të ishte mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Ne kemi kapacitete të reduktuara. Shumë gjëra i kemi humbur. Në këtë lloj lufte, sapo filloi lufta në Ukrainë, Gjermani pa vendstrehimet. Përpara turizmit prevalon siguria. Ne nuk e vlerësojmë elementin siguri që na shoqëron në cdo element. Të paktën të vlerësojnë situatën dhe si ndikon ajo në vendin tonë. Nuk jemi në moment paniku. Qytetarët shohin avionët që fluturojnë, por cfarë janë ato. Baza në Kucovë është ndihmuese, nuk është operacionale”, tha Prenga. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV