Në Shqipëri po vijnë turistë të varur nga droga: pushime dhe trajtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po vijnë turistë, por edhe të varur nga drogat. Përherë dhe më shumë, kryesisht përdorues të heroinës e kokainës, po u drejtohen qendrave të trajtimit të varësisë në vend.

“Nga Italia për shembull ka shumë pushues që vijnë si turistë e njëherazi marrin trajtim në qendrat tona”, shprehet Oltion Korreshi.

Në një kohë që shifrat e turistëve rriten, pritshmëritë janë për shtim të mëtejshëm të numrit të të varurve që kërkojnë ndihmë.

“Periudha e verës normalisht e shton fluksin e këtyre personave dhe duhet të themi që numri po vjen në rritje nga viti në vit. Nëse para 3-4 vitesh kishim 30-40, numri është shumëfish më i lartë tani”, shton Korreshi.

Ka edhe nga ata të huaj turistë, që tashmë kanë marrë statusin e rezidentit në Shqipëri në përpjekje për të luftuar varësinë nga droga.

“Një pjesë e konsiderueshme janë rikthime dhe vijë me dokumentacion nga jashtë. janë kryesisht përdorues heroine, por kemi edhe raste të varësisë nga kokaina”, deklaron punonjësi social.

Të dhënat nga qendrat e trajtimit të varësisë nga drogat tregojnë se pjesa më e madhe e të huajve që kërkojnë ndihmë janë të grup-moshës nga 21 e deri në 29 vjeç. Ndërkohë nuk mungojnë as të huajt e ardhur si turistë që shpërndajnë kokainë si në rastin e Kala Festival në Dhërmi në Fillim të Korrikut. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV