Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët e para të 13 qershorit. Më shumë se 200 avionë luftarakë sulmuan në “valën” e parë, duke lëshuar qindra raketa kundër dhjetëra objektivave të shpërndara brenda Iranit. Brenda pak orësh, iranianët kishin humbur sisteme kyçe armësh dhe zyrtarë të lartë të ushtrisë të cilët u eliminuan në goditje me saktësi kirurgjikale.

“Sulmi ajror i Izraelit ndaj Iranit e tronditi Teheranin si me thellësinë ashtu edhe me saktësinë e tij. Më shumë se një duzinë oficerësh të lartë të sigurisë iranianë dhe shkencëtarë bërthamorë u vranë pothuajse njëkohësisht. Bateri të tëra të mbrojtjes ajrore u shkatërruan para se të mund të nisnin një interceptim të vetëm dhe shumë vende lëshimi raketash u gjetën dhe u shkatërruan”, shkruan Financial Times.

Megjithatë, saktësia e sulmeve izraelite sugjeron se ka pasur “përgatitje” paraprake në tokën iraniane nga shërbimet e inteligjencës izraelite Mossad dhe Aman (shërbimi i inteligjencës ushtarake). Detajet e këtyre operacioneve ka shumë të ngjarë të mos zbulohen kurrë plotësisht. Mënyra e përgatitjes, vite të tëra investim dhe testimet e suksesshme në vendet e tjera të Lindjes së Mesme i bëjnë operacionet izraelite underground të pazbulueshme, deri në momentin e goditjes.

Për herë të parë në historinë e saj, Mossad ka publikuar një video e cila tregon komando izraelite duke kryer sabotim brenda Iranit. Ata lëshojnë dronë dhe raketa të drejtuara kundër objektivave iraniane nga brenda territorit iranian. Siç pritej, sulmet e suksesshme të izraelitëve kundër objektivave iraniane shkaktuan panik dhe pasiguri midis vetë forcave iraniane të sigurisë.

Një ish-komandant i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit këtë javë u bëri thirrje qytetarëve të kontrollojnë çatitë e shtëpive të tyre për dronë të vegjël, duke pretenduar se grupet opozitare iraniane ishin paguar për të futur kontrabandë avionë të tillë pa pilot në qytetet e mëdha iraniane. Ndërkohë, shefi i policisë së Iranit u bëri thirrje spiunëve izraelitë të dorëzoheshin, ndërsa agjencia e lajmeve Fars e Iranit, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare, dha alarmin jo vetëm për mbikëqyrjen, por edhe për vrasjet që mund të ndodhin nëpërmjet telefonave celularë me “kurthe” shpërthyese të cilat mund të aktivizohen papritur nga inteligjenca izraelite.

Lexo edhe :  Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

“Të gjithë telefonat celularë që u përkasin komandantëve, zyrtarëve të lartë, shkencëtarëve bërthamorë, madje edhe familjeve të tyre, duhet të lihen mënjanë”, tha një deputet iranian, në mënyrë karakteristike, me sytë e tij të përqendruar në rastin e bombardimit të militantëve të Hezbollahut nga Izraeli vitin e kaluar, duke shpërthyer pajisjet e komunikimit në të gjithë Libanin.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV