Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri, duke folur për mbledhjen e stabilizim asociimit në Strasburg dhe përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës.

“Unë jam zgjedhur nga qytetarët grekë, por unë jam në opozitën shqiptare Këshillin drejtues të OMONIA-s të PBDNJ, kam kandiduar dhe fituar bashkinë e Himarës dhe si shtetas shqiptar kam të drejtë të flas dhe të them mendimet e mia. Kjo është Europa”.

Në A2 CNN, Beleri duke i dhënë të drejtë opozitës, theksoi se problemet e drejtësisë në Shqipëri janë serioze për demokracinë, ndërsa beteja e tij vijon në Strasburg.

“Problemi është aq i madh, opozita ka të drejtë duke mos gjetur hapësirë në Shqipëri dhe duke mos u marrë në konsideratë nga mazhoranca. Shqetësimet e opozitës janë serioze. Njerëzit ikin jo nga varfëria, por nga mungesa e sundimit të ligjit. Siguria ligjore dhe mënyra si funksion drejtësia nuk i lë të punojnë në Shqipëri. Unë betejën ligjore në Shqipëri e pres në GJL, çështja ime është në Strasburg. Unë do ta gjej të drejtën time, por problem është drejtësia në Shqipëri. Reforma në drejtësi ka dështuar”. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV