UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky miratim do të thotë se kampionia e Shqipërisë do të luajë në Arenën e saj në 8 korrik ndaj rivalit nga Islanda, Breidablik.
Tek Egnatia ishin me besim se vendimi I UEFA-s do të ishte pozitiv, sepse stadiumi I Rrogozhinës u rikonstruktua dhe se aty u luajtën edhe ndeshje të Kampionatit Europian U17, që u organizua në Shqipëri nga 19 maji deri në 1 qershor. Kjo është hera e parë që Arena e Rrogozhinës do të presë një ndeshje të kupave europiane, madje të Championsit. Egnatia shpreson të kualifikohet për në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, ndërsa e ka fituar Superligën shqiptare në dy sezonet e fundit. m.p.