Erdogan komenton për herë të parë sulmin amerikan ndaj Iranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, Rexhep Tajip Erdogan theksoi se Turqia nuk i miraton sulmet ndaj sovranitetit të Iranit dhe sigurisë së rajonit, “pavarësisht se nga vijnë”, pa bërë ndonjë referencë specifike për Shtetet e Bashkuara dhe Donald Trump.

“Ne jemi vendi që ka demonstruar qëndrimin më të qartë që nga 7 tetori. Ndërsa opozita zyrtare njollos rezistencën palestineze, duke e karakterizuar atë si terrorizëm, ne qëndrojmë të palëkundur në krah të vëllezërve tanë në Gaza. Po bëjmë përpjekje të forta që sulmet e Izraelit dhe mbështetësve të tij kundër vendit tonë fqinj, Iranit, të mos çojnë në një katastrofë edhe më të madhe. Ne kurrë nuk i miratojmë sulmet ndaj sovranitetit të rajonit tonë dhe shprehim kundërshtimin tonë”, tha Erdogan një aktivitet të sindikatës së nëpunësve civilë në Ankara.

Presidenti turk me sa duket po i referohej 7 tetorit 2023, ditës së sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Rripin e Gazës.

Duke iu referuar iniciativave që ai dhe Turqia po ndërmarrin në këtë drejtim, Erdogan tha se nesër, të martën, më 24 qershor, do të jetë në Hagë për Samitin e NATO-s dhe theksoi mobilizimin e tij “për të shmangur fatkeqësitë e pariparueshme”.

“Ne po përpiqemi ta çojmë vendin tonë nga ujërat e trazuara në ujërat e qeta. Ne nuk veprojmë bazuar në politika të përkohshme, por duke parashikuar rreziqet e fshehura. Ne e bëmë dhe do ta bëjmë në mënyrë që asnjë nga 86 milionë qytetarët tanë të mos dëmtohet”. m.p.

Të fundit

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave,...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Shkodër, përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë-Qelës

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Qafë- Qelës. Në këtë masiv...

“Nuk garoj në festivale, sepse fituesi paracaktohet! Këtu funksionon vetëm miku”

Iftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët...

Lajme të tjera

Web TV