Gjobitet me 1 mln lekë drejtuesi i skafit, lundroi në zonë të ndaluar të bregdetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 32-vjeçar është gjobitur me 100 000 lekë të rinj pasi lundroi në një zonë të ndaluar në bregdetin e Velipojës. Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se kanë bërë gjithashtu edhe bllokimin e mjetit lundrues.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, në zonën e Velipojës, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar drejtuesin e mjetit, shtetasin A. M., 32 vjeç, dhe kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues.

Drejtuesit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare i vendosën masën administrative prej 100 000 lekësh të rinj, në bazë të ligjit nr. 43/2020, neni 24, germa “c”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me përpikëri rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë së përcaktuar për pushuesit në plazhe./kb

 

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV