Izraeli dhe Palestina: Një përmbledhje e historisë së një konflikti të pazgjidhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për më shumë se një shekull, Izraeli dhe Palestina kanë qenë në qendër të një konflikti të ashpër mbi të drejtën për të jetuar dhe sunduar të njëjtën tokë. Ky përplasje është rrënjosur në histori, fe dhe identitete kombëtare të ndryshme, dhe ende sot mbetet burim tensionesh globale.

Zanafilla historike dhe sionizmi

Në fund të shekullit XIX, përballë rritjes së antisemitizmit në Evropë, lindi sionizmi – një lëvizje që synonte krijimin e një shteti hebre në “tokën e premtuar”, Palestinën. Në atë kohë, territori ishte pjesë e Perandorisë Osmane dhe i banuar kryesisht nga myslimanë arabë. Pas Luftës së Parë Botërore, Britania e Madhe mori Mandatin e Palestinës dhe lejoi vendosjen e hebrenjve, gjë që shkaktoi tensione me popullsinë arabe.

Holokausti dhe përshkallëzimi i konfliktit

Pas Holokaustit, emigrimi hebre drejt Palestinës u rrit ndjeshëm. Në vitin 1947, OKB miratoi ndarjen e Palestinës në dy shtete – një hebre dhe një arab – por palestinezët nuk e pranuan. Pas shpalljes së shtetit të Izraelit në vitin 1948, shpërtheu lufta me shtetet arabe fqinje. Izraeli fitoi territore përtej atyre të caktuara nga OKB, ndërsa qindra mijëra palestinezë u dëbuan ose ikën si refugjatë – një tragjedi e njohur si Nakbah.

Përshkallëzimi ushtarak dhe zgjatja e konfliktit

Në dekadat që pasuan, konfliktet vazhduan. Lufta e Suezit (1956), Lufta Gjashtëditore (1967) dhe Lufta e Yom Kipurit (1973) rezultuan në zgjerimin e territoreve të Izraelit. U krijuan vendbanime hebreje në territoret palestineze, duke komplikuar më tej situatën. Ndërkohë, u formua PLO (Organizata për Çlirimin e Palestinës), që u përpoq të përfaqësonte aspiratat palestineze për shtetësi.

Ndikimi ndërkombëtar dhe Lufta e Ftohtë

Konflikti u ndërlidh me Luftën e Ftohtë: SHBA mbështeti Izraelin, ndërsa BRSS vendet arabe. Kjo përplasje e interesave globale shtoi ndërlikimet, por nuk solli zgjidhje të qëndrueshme.

Lexo edhe :  6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

Intifadat dhe ngritja e grupeve islamike

Në vitet 1987 dhe 2000 shpërthyen dy kryengritje palestineze – Intifadat – si reagim ndaj pushtimit dhe vendbanimeve. Ndërkohë, grupet islamike si Hamasi dhe Hezbollahu fituan terren, duke e radikalizuar më tej konfliktin dhe duke sfiduar përpjekjet për zgjidhje me dy shtete.

Realiteti i sotëm

Paqja mbetet larg. Armiqësia ndaj Izraelit vazhdon të jetë faktor bashkues për vendet arabe, por është shoqëruar edhe me ndarje të tjera rajonale – sidomos mes shiitëve dhe sunitëve. Sot, konflikti palestinezo-izraelit është bërë një çështje më e gjerë, e ndërthurur me terrorizmin, paqëndrueshmërinë politike dhe garat për dominim rajonal. Ndërkohë që ndikimi amerikan ka rënë dhe BE mbetet e pafuqishme, aktorë të rinj si Turqia dhe Rusia po luajnë një rol më të madh në rajon.

Përfundim

Konflikti Izrael-Palestinë është shumë më tepër sesa një mosmarrëveshje territoriale. Ai është një ndërthurje e historisë, identitetit, politikës dhe interesave globale. E ardhmja mbetet e pasigurt dhe zgjidhja ende larg, në një rajon që vazhdon të kërkojë ekuilibrin midis ndasive të thella.

Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV