“Jo luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, qeveria amerikane po përpiqet të qetësojë frikën për një shpërthim të gjerë në rajon. Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, theksoi në NBC se ai është i përkushtuar për një rikthim në bisedime. “Ne nuk po bëjmë luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor të Iranit”, tha ai.

Ne duam paqe, por paqe pa program bërthamor, theksoi Vance. Nëse iranianët do ta braktisnin këtë program njëherë e përgjithmonë dhe nuk do të sulmojnë ushtrinë amerikane, Irani mund të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në. Tani ekziston një mundësi për një “reseat”.

Vance tha gjithashtu se me sulmet SHBA nuk e ndjek si qëllim përmbysjen e udhëheqjes iraniane . Ata nuk duan ndryshim regjimi, as nuk duhet të ketë trupa tokësore amerikane në vend. “Ne duam të flasim me iranianët për një marrëveshje afatgjatë”, tha Vance. Konflikti nuk duhet të zgjatet më tej. “Ne duam t’i japim fund programit të tyre bërthamor.”

Por vetë Presidenti i SHBA-së Donald Trump, pas bombardimeve të ushtrisë amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit, la të kuptohej se do të mbështeste një ndryshim në udhëheqjen e Republikës Islamike. “Nuk është politikisht korrekte të përdoret termi ‘ndryshim regjimi'”, shkroi republikani në platformën e tij Truth Social. “Por nëse udhëheqja aktuale iraniane është e paaftë ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse të mos ketë ndryshim regjimi??? MIGA!!!” Me shkurtesën “MIGA”, Trump aludoi për sloganin e tij – “Make America Great Again”- “Bëjeni Amerikën përsëri të madhe” (“MAGA”) – me I duke iu referuar Iranit.

Hegseth: Trump nuk dëshiron një luftë të zgjatur
Edhe ministri i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte bërë të qartë se nuk dëshironte një vendosje të pacaktuar. Kanalet e komunikimit me Teheranin mbeten të hapura. “Mund të konfirmoj vetëm se mesazhe publike dhe private po u transmetohen drejtpërdrejt iranianëve përmes kanaleve të ndryshme, duke u dhënë atyre çdo mundësi për t’u ulur në tryezën e negociatave.”

Lexo edhe :  Zjarret masive "pushtojnë" ishullin e Kretës, evakuohen 3,000 banorë

Ashtu si edhe Vance, Hegseth theksoi se sulmet e SHBA-së nuk kishin për qëllim rrëzimin e udhëheqjes në Teheran. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se SHBA-të janë të afta t’i përgjigjen çdo hakmarrjeje nga Irani. “Ushtria më e fuqishme në botë është e përgatitur të mbrojë popullin tonë”./ DW

Të fundit

Nga pensionet, te bujqësia dhe ushtria, si shpërndahet buxheti për 2026-2028

Për shërbime shëndetësore, për paga-pensione, për skemat e mbështetjes së familjeve në nevojë, arsim, punësim, sigurinë kombëtare, bujqësinë, transportin...

Igli Tare gjen sulmuesin ideal për Milanin, vjen nga Premier League

Milan thuhet se po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Chelsea-t, Nicolas Jackson, dhe sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, këtë verë. Gjigantët italianë aktualisht...

Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: KQZ nuk garantoi barazi

Me një shumicë të madhe prej 502 votash pro, 120 kundër dhe 64 abstenime, Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë. Megjithatë kritikat e forta...

Berisha sot i premtoi mandatin e pestë Ramës

Sali Berisha, në një deklaratë të bërë sot, njoftoi vazhdimin e asaj që ai e quajti “betejë kundër farsës elektorale të 11 majit”, duke...

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e liqenit të Shkodrës për të...

Lajme të tjera

Web TV