“Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Evropën për lëvizje të reja ushtarake të paspecifikuara nga Rusia.

“Vërejmë një regres të mëtejshëm të udhëheqjes ruse dhe kemi prova se ata po përgatisin operacione të reja ushtarake në Evropë”, shkroi Zelensky në platformën Telegram.

Presidenti ukrainas shtoi se kreu i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, i kishte raportuar më parë atij mbi situatën aktuale. Zelensky donte të diskutonte detajet e operacioneve ushtarake ruse me partnerët e Kievit.

“Ne do t’i informojmë partnerët tanë për faktet e zbuluara nga shërbimet tona të inteligjencës. Ne po përgatisim vendime të përbashkëta mbrojtëse, veçanërisht me Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në”, shtoi Zelensky për Samitin e NATO-s në Hagë.

Sakaq, Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se Rusia po rrit prodhimin e raketës së saj hipersonike me rreze të mesme veprimi Oreshnik, të cilën e lançoi për herë të parë kundër Ukrainës nëntorin e kaluar.

“Megjithatë, prodhimi masiv i raketave të fundit Oreshnik me rreze të mesme veprimi është duke u zhvilluar, të cilat gjithashtu e kanë provuar të jenë shumë efektive në kushte luftimi. Flota detare do të ketë anije të reja, nëndetëse me armë të precizionit të lartë”, deklaroi Vladimir Putin.

Rusia e përdori për herë të parë Oreshnikun kundër Ukrainës më 21 nëntor, kur Putin tha se kishte qëlluar raketën në një ndërmarrje mbrojtëse në qytetin e Dnipros. Ai tha se kishte autorizuar sulmin në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj përdorimit të parë nga Ukraina të raketave balistike të prodhuara në SHBA dhe raketave kruz. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV