Konfirmohet vatra e parë e Murtajës së Bagëtive në Libohovë, 256 krerë në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është konfirmuar vatra e parë e murtajës së ruminantëve të vegjël në zonën e Libohovës, Gjirokastër. Për të frenuar përhapjen e infeksionit, 256 krerë bagëti janë vendosur menjëherë në karantinë.

Specialistët e shërbimit veterinar ndodhen në terren dhe kanë nisur zbatimin e protokolleve të emergjencës, duke përfshirë dezinfektimin e zonës dhe mbikëqyrjen e rreptë të tufave të tjera në afërsi. Blegtorët janë udhëzuar të kufizojnë lëvizjen e bagëtive dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar.

Rasti i parë i kësaj sëmundjeje u konfirmua më 3 qershor në fshatin Domen, në njësinë administrative Postribë, Shkodër, dhe më pas u përhap në zona të tjera si Kastriot në Dibër, Martanesh në Bulqizë, Fushë-Krujë, Skrapar dhe Korçë.

Shërbimi Veterinar ka apeluar sërish ndaj të gjithë fermerëve që të kufizojnë lëvizjen e deleve dhe dhive, të zbatojnë rreptësisht masat e higjienës dhe të njoftojnë menjëherë për çdo shenjë të sëmundjes.

Çfarë është Murtaja e Ruminantëve të Vegjël?

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR) është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë. Virusi përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mes kafshëve dhe përmes sekrecioneve të hundës, syve, jashtëqitjeve dhe ajrit të kontaminuar në ambiente të mbyllura.

Autoritetet veterinare po vijojnë monitorimin e situatës dhe apelojnë për bashkëpunim të menjëhershëm nga fermerët./kb

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV