“Më keni vjedh votat! S’më rr*het për policinë”/ Plas sherri mes Dogjanit dhe Rusmalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debate në Pallatin e sportit Farie Hoti, teksa po rinumërohen votat preferenciale për qarkun e Tiranës, mes Asllan Dogjanit dhe anëtarit të KAS, Ilir Rusmalit.

Pretendimi i kandidatit demokrat në 11 maj për qarkun e Tiranës, ishte për një fletë votimit që po rinumërohej. Në fletë vota ishte për koalicionin PD-ASHM dhe për kandidatin e saj Asllan Dogjani.

KAS e kishte rivlerësuar këtë fletë votimit si votë vetëm për partinë dhe jo për kandidatin Dogjani. Këtu nisi dhe debati gjatë procesit në pallatin e sportit në Tiranë. Dogjani ngriti ashpër tonet në debat me anëtarin e KAS, juristin Ilir Rusmali.

Ky i fundit tha se Dogjani mund të nxirrje jashtë nga policia. Demokrati u ndez edhe më shumë pas kësaj duke hedhur akuza ndaj Rusmalit për manipulim të vullnetit të votuesve.

Debati:

DogjaniHajde shife sa e qartë është këtu!

RusmaliShif se të nxjerr policia.

Dogjani: As më rruhet këtu për policinë fare. Hajde shife këtu është e paqartë vota. Vjedh votat ti dhe njofton policinë. Më bën mua presion me policinë ti. Vidhni vota, hajduta. Nuk është hera e parë, gjithë ato vota që keni vjedhur deri tani. 4-5, 4-5, 4-5 në të gjitha kutitë e votimit. Zotërinj mos u tallni me votat e qytetarëve. Sepse kemi ditë e natë që rrijmë këtu. Hajde shihe se e ka shprehu vullnetin. Hajde shife si e ka shprehur vullnetin qytetari. Me të padrejtë na i heq votat ti, nuk je i pari.

Nuk është hera e parë, ju mi keni heq votat nga 4-5. S’lini me fut as vëzhgues. Turp të keni, do t’i marrë të gjitha videot një për një, do t’i çoj në SPAK, do t’i çoj çdo votë që ma keni marrë ju. Turp të kesh Ilir, turp të kesh. Kërkoj të jesh i drejtë. Nuk kërkoj benefite. Me çdo gjë të jesh i drejtë. Hajde ta hapim votën. Ta rivlerësojmë edhe një herë. Talleni. Ja vota./e.t

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV