Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe Iranit bëjnë që të lindë nevoja e një analize të thellë të brendshme në Shqipëri, “për të parë se kush janë rreziqet që na kërcënojnë neve dhe masat që duhen marrë”.

“Duhet që të bëjmë një analizë të koordinuar, që vjen si informacion nga burimet e inteligjencës, nga shërbimet partnere dhe institucionet shqiptare, për të parë se kush janë rreziqet që na kërcënojnë neve dhe masat që duhen marrë”, tha Mediu.

Sipas tij, Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhej të ishte mbledhur.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka të drejtë vetëm të këshillojë, por nuk mblidhet më as për të këshilluar. Është e papranueshme që një vend anëtar i NATO-s mos të ketë një strukturë analize të çështjeve të sigurisë në mënyrë periodike dhe permanente. Sidomos duke parë problemet në Ballkan, konflikti Rusi-Ukrainë dhe problemet në Lindjen e Mesme, ne duhet të bëjmë analizë periodike dhe jo të shikojmë televizionet amerikane dhe të themi se çfarë i pëlqen Presidentit Donald Trump”, deklaroi Mediu. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV