Ndërron jetë Arnaldo Pomodoro, skulptori i famshëm i sferave prej bronzi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë Arnaldo Pomodoro, skulptori i famshëm i sferave prej bronzi, në prag të ditëlindjes së tij të 99-të, njoftoi fondacioni që mban emrin e tij dhe që drejtohet nga Carlotta Montebello, sipas quotidiano.net.

Pomodoro u lind më 23 qershor 1926 në Montebello di Romagna, por që nga viti 1954 ai kishte jetuar dhe punuar në Milano, në Porta Ticinese. Ai ishte vëllai më i madh i Giorgio Giò Pomodoro, gjithashtu një skulptor me famë ndërkombëtare, i cili ndërroi jetë në vitin 2022 në moshën 72 vjeç.

“Me ndarjen nga jeta të Arnaldo Pomodoro, bota e artit humbet një nga zërat e saj më autoritarë, të kthjellët dhe vizionarë. Maestroja na la një trashëgimi të madhe”, tha  Carlotta Montebello.

Arnaldo Pomodoro ishte veçanërisht i famshëm për sferat e tij të veçanta prej bronzi – materiali i preferuar i artistit – që zbërthehen dhe hapen para shikuesit, i cili nxitet të kërkojë dhe zbulojë mekanizmin e brendshëm, në një kontrast midis butësisë së përsosur të formës dhe kompleksitetit të fshehur të brendshëm.

Veprat e tij ikonike mund të gjenden në qytete të shumta në Itali dhe në mbarë botën, nga Kopenhaga në Brisbane, nga Dublini në Los Anxheles.

Vepra ”Sferë me sferë”, me diametër mbi tre metra, u vendos në oborrin e selisë së OKB-së në Nju Jork.

Arnaldo Pomodoro ka marrë çmime të shumta ndërkombëtare, përfshirë nderimet zyrtare të shtetit italian me ”Cavaliere di gran croce dell’Ordine al merito della Repubblica italiana” dhe Medaljen e Artë për punë të merituar në kulturë dhe art.

Fondacioni ”Arnaldo Pomodoro” u krijua nga vetë ai në vitin 1995, në Milano, me qëllim ruajtjen dhe promovimin jo vetëm të punës së tij, por edhe të skulpturës bashkëkohore në tërësi. Fondacioni është konfiguruar si një qendër për dokumentim, ekspozitë dhe reflektim, e hapur për artistë të rinj, kuratorë dhe publikun./e.t

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV