Rama: 1000 familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se mbi një mijë familje në nevojë do të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social.

Ai theksoi se zbatimi i këtij programi do të nisë në periudhën korrik-gusht 2025 dhe do të zgjasë për dy vjet.

“Si asnjëherë më parë, 1.253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Zbatimi nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vjet. Një hap konkret drejt kushteve më të denja të jetesës për familjet në nevojë: përmirësim banesash, infrastrukturë rurale dhe akses më i mirë në shërbime jetike”, ka shkruar Rama.

Programi Kombëtar i Strehimit Social është një nismë e qeverisë shqiptare që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për shtresat në nevojë, përmes ndihmës për sigurimin e banesave, rehabilitimin e objekteve ekzistuese dhe përmirësimin e infrastrukturës përreth.

Ky program përfshin bashkëpunimin mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor në 35 bashki të vendit dhe mbështetet nga fonde publike dhe donacione të partnerëve ndërkombëtarë. Qëllimi i tij është rritja e aksesit në strehim të sigurt dhe të përballueshëm për qytetarët që përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV