Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në lumin Buna, është gjetur i pajetë shtetasi me ininciale S.Gj, rreth 70-vjeçar, banues në Tiranë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në lumin Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S. Gj., rreth 70 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. m.p.