Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në njoftimin e GJKKO-së thuhet se të pandehur në këtë çështje ishin Jeton Cakoni, Vlash Gega dhe Irisi Tahiraj, të akuzuar për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, si dhe Donika Senka, e akuzuar për “Falsifikim të vulave dhe formularëve”, në mënyrë të përsëritur.

Jeton Cakoni dhe Vlash Gega u shpallën fajtorë për shkelje në tendera dhe u dënuan me 1 vit burgim secili, i konvertuar në 8 muaj burgim pas gjykimit të shkurtuar, me pezullim të dënimit dhe vendosjen në provë për 16 muaj. Të dyve u është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

Donika Senka u shpall fajtore për falsifikim, e dënuar me 1 vit burgim, i konvertuar në 8 muaj, me pezullim të dënimit dhe provë për 16 muaj.

Gjykata urdhëroi gjithashtu që dokumentet e falsifikuara të shënohen si të tilla nga Bashkia Kurbin. Irisi Tahiraj u deklarua e pafajshme, pasi nuk u provua përfshirja e saj në veprën penale. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV