Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi mori pjesë në një seancë të kolegjimit të zgjeruar të shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Vuçiç foli sërish për nevojën e rritjes së nivelit të aftësive mbrojtëse. Ndërsa njoftoi ndryshim të doktrinës së ushtrisë, Vuçiç theksoi se ushtria duhet tëjetë pakrahasueshmërisht e fortë.

Presidenti serb i mbështet shqetësimet te përshkallëzimi i tensioneve në botë, veçanërisht sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.

Ai ngriti pyetjen se si do të mundej tani perëndimi të akuzonte Rusinë për shkelje të integritetit territorial.

“Kemi një situatë në botë ku ligji dhe drejtësia kanë pushuar së ekzistuari prej kohësh. Si do të flisni ju të Perëndimit tani me Rusinë, pas sulmit të ri të Amerikës ndaj Iranit, për shkelje të integritetit territorial. Të qenit një shtet anëtar i OKB-së nuk do të thotë më asgjë, falë sjelljes së fuqive të mëdha”, të cilat e shkelin brutalisht sa herë që u vjen ndërmend. Duhet të mësohemi me këtë dhe të rrisim nivelin e aftësive tona mbrojtëse”.

Vuçiç shtoi më tej se nëse vendi do të sulmohej si në vitin 1999 ai do të shpaloste një rezistencë të pakrahasueshme, më të fortë se atëherë. Me qëllimin për të projektuar fuqi ushtarake tek vendet e rajonit dhe botës, Vuçiç ripërsëriti se në paradën që pritet të zhvillohet në shtator të gjithë do të mund të shohin se çfarë është blerë e prodhuar, teksa me herët ka thënë se janë armatosur në fshehtësi duke e bërë të pathyeshme ushtrinë. Sipas tij, kjo do të jetë parada më e madhe deri më sot, me të paktën 10,000 ushtarë.

Lexo edhe :  Serbia e paralizuar, vazhdojnë arrestimet masive, ja kur mund të ndalojë revolta

Vuçiç deklaroi gjithashtu se Serbia ka pezulluar plotësisht eksportin e municioneve të cilat siç tha, tani do të shkojnë vetëm në kazermat dhe depot e vendit. Sipas presidentit serb, shërbimi I rregullt ushtarak do te rikthehet. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV