Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë.

Po ashtu është konfirmuar se vjetërsia e këtij vendbanimi daton përgjatë hapësirës kohore 6,000 – 4,000 para Krishtit.

Po ashtu, rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është mbi 8500-vjeçar.

Studimet kanë treguar se në Lin janë zbuluar për herë të parë hapja e llogoreve tokësore, shumë shtylla druri të tjera të shtëpive, shtresa qeramike arkeologjike të dekoruara me impreso – një nga format më të hershme të poçarisë dhe grumbuj të mëdhenje pishash të cilat mendohen se janë mbetje të një apo disa shtëpive.

Gjithashtu nga studimet ka rezultuar se për herë të parë përputhen kronologjitë e unazave të pemëve të sitit të Linit me atë të Ohrit. m.p.

Të fundit

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e...

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij. 55-vjeçari I. F., ka thyer...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Lajme të tjera

Web TV