Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën e pagës mujore nga buxheti i shtetit për deri në tre vite, në bazë të legjislacionit aktual që rregullon statusin e funksionarëve të lartë publikë.

Ky përfitim bazohet në nenin 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, i cili në pjesën për pagesën kalimtare parashikon se pas largimit nga funksioni, një deputet përfiton dy paga mujore të plota dhe më pas 50% të pagës bruto referuese, për aq kohë sa ka ushtruar funksionin, por jo më shumë se tre vite.

Aktualisht, paga mujore bruto e një deputeti është 310 mijë lekë, çka do të thotë se secili nga ish-deputetët do të përfitojë 155 mijë lekë në muaj deri në vitin 2028.

Sipas përllogaritjeve, përfituesit janë të shpërndarë në këtë mënyrë:

45 deputetë të mazhorancës socialiste
34 deputetë të opozitës
3 deputetë të Partisë Socialdemokrate

Ky trajtim financiar konsiderohet si një mbështetje për ish-funksionarët publikë në periudhën pas largimit nga detyra, megjithatë ka ngjallur debat në opinionin publik për shkak të kostos së lartë për buxhetin e shtetit. m.p.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV