Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Shkodër, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me shpalljen të pavlefshme të rezultatit zgjedhor për qarkun e Shkodrës.

PD kërkoi rrëzimin e tabelës përfundimtare përmbledhëse të rezultatit zgjedhor në këtë qark, duke argumentuar se procesi ka qenë i manipuluar dhe i ndikuar në mënyrë të jashtëligjshme nga pushteti.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore siguroi në Shkodër 5 mandate, ndërsa Partia Socialiste 4 mandate.

Kolegji Zgjedhor gjatë ditës së sotme ka shqyrtuar kërkesën e PD-së dhe për qarkun e Beratit duke e rrëzuar gjithashtu. Po ashtu, Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen të pavlefshme dhe të rezultatit zgjedhor për Vlorën, vendim që pritet të merret më 26 qershor. m.p.

Të fundit

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Shkodër, përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë-Qelës

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Qafë- Qelës. Në këtë masiv...

Lajme të tjera

Web TV