Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike po si rrënim tragjikomik. I cili, pasurohet çdo ditë me “xhevahiret” e rrjedhjes së lirë si pasojë e stresit të shtuar, vapës, shëndetit e natyrisht moshës.

Kjo është koha më normale, më optimale, më e logjikshme dhe më dialektikja për të zbritur në fushë “kuajt” e rinj të politikës opozitare për të bërë galopin pranë demokratëve, e më pas garën, ku secili të vërë bast për të referuarin.

Ndër vite, madje që në kohën kur Sali Berisha ishte i aftë të bënte shiun dhe diellin, në PD kanë ekzistuar dhe dalë personazhe të rëndësishme politike. Me profile intelektuale dhe karaktere të spikatura që zgjonin idenë e një lidershipi alternativ dhe me të dhëna jo të vogla nga ana e përmbajtjes.

Por të gjithë që bënë beteja në këto 34 vjet, beteja që u sollën kosto të mëdha edhe jetike e familjare, në fund u lodhën dhe disa herë u rikthyen si djemtë plangprishër në prehrin e doktorit, për interesa të vogla apo “vese minore”.

Të gjithë big-ët e Partisë Demokratike, të cilët kanë ose moshën e Berishës, ose më të mëdhenj, apo edhe më të vegjël, nuk kanë hapur gojë në të gjithë periudhën 12 vjeçare të “mbretërimit” të Edi Ramës.

I vetmi që ka bërë atë pjesën e tij të betejës ka qenë Dash Shehi, i cili megjithatë, edhe pse e ka thënë të tijën, e ka pasur simpatinë për çka ka folur dhe mënyrën e thënies, asnjëherë nuk e ka marrë mbrapsht atë votën e elektoratit opozitar. Votë, e cila është arsyeja e madhe e hezitimit të zbritjes në fushë të kalorësve të rinj e të vjetër, për të dueluar me “plakun Sali”.

Lexo edhe :  Xhim Morison, legjenda e pavdekur e muzikës

I vetmi në historinë e “së djathtës” shqiptaret që gati e sfidoi Sali Berishën ishte i ndjeri Leka Zogu. I biri i Mbretit, i ardhur me derte të shumta në një kohë të tmerrshme si 1997, arriti të marrë në një referendum surreal për formën e regjimit, një shifër që sot është një ëndërr për çdo politikan. Gati nuk preku 50 përqindshin e konsensusit popullor.

Por i shkreti “Pretendent për fronin”, në vend që ta marrë këtë mrekulli që i erdhi nga qielli, që siç dihet vijnë vetëm njëherë, shkoi u bashkua me gardistët e Saliut me kobure në brez dhe veshje ushtarake përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një skenë filmi neorealist me donkishotë.

Në vend që të bëhej zëvendësuesi apo sfiduesi i Sali Berishës, i dha një kauzë, duke e rifutur në politikë, e vetë u largua i drobitur e i mërzitur me vendin e tij. Për tu kthyer më pas 3 vjet më pas për të vdekur në tokën e të parëve.

Të gjithë këta raste nuk janë pjesësa eposi por njësi dokumentare të asaj që përbën historinë politike të Partisë Demokratike.

E sot, kjo histori po shikon thjeshte një pjesë dialektike të saj, të ashququajturën rikthim apo përsëritje pas ikjes false të 2013-s. E sipas aksiomës tashmë monumentale kur historia përsëritet ajo vjen si komedi apo tragjikomedi. Kurse amerikanët, të cilët ishin ata që i dhanë dy herë dorën këtij politikani shqiptar, e më pas e këshilluan të bëjë mënjanë, kur nuk ndodhi e ndëshkuan, tani thjeshte po shikojnë me cinizëm. Të ndodhë ajo që ata kanë paralajmëruar; përkatësisht: “Profecia e barit”. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV