Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24 me Klevin Mukën ishte i ftuar mjeku veteriner Rushan Vrapi, i cili foli për përhapjen dhe rënien e rasteve të murtajës tek bagëtitë e imëta në Shqipëri, një sëmundje që ka shqetësuar seriozisht rajonin në vitet e fundit.
Vrapi theksoi se murtaja e bagëtive të imëta është një sëmundje jashtëzakonisht ngjitëse, me përhapje të shpejtë dhe pasoja të rënda, ndërsa shtois e në vendin tonë momentalisht janë 11 vatra aktivve në të gjithë vendin, shifër kjo që ai parashikon të rriten për shkak të papërgjegjshmërisë së fermerëve apo tregtarëve.
Megjithatë ai ka qetësuar qytetarët duke bërë me dije se pavarësisht se mishi i kafshëve të infektuara asgjësohet nga autoritetet për shkak të planit të masave për vënien në kontroll të përhapjes së saj, konsumimi i mishit nuk përbën rrezik për konsumatorët.
“Momentalisht rreth 2 javë e pak ditë nga rasti i parë, kemi 11 vatra aktive. Këto ndodhen në pjesë të ndryshme gjeografike të vendit tonë.
Është një patogjen i ri, tmerrësisht ngjitës. Popullata e të imëtave është naive ndaj këtij patogjeni dhe pavarësisht masave të marra kemi pasur shpërthime dhe raste të tjera, gjë që është e pritshme./kb