1 milion e 800 mijë fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet lokale në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do të mbahen më 12 tetor, të shtypen rreth 1 milion e 800 mijë fletëvotime. Ndërkaq, për raundin e dytë, planifikohen të shtypen 1 milionë e 250 mijë sosh.

Lidhur me specifikat teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025 tregoi Arianit Elshani nga Këshilli i Operacioneve Zgjedhore.

Në mbledhjen e KQZ-së, më 2 korrik, ai tregoi se lista e votuesve për raundin e dytë është 4 mijë e 420.

“Këshilli për Operacione Zgjedhore ka shqyrtuar kërkesën e sekretariatit për shqyrtimin e specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave votuese për zgjedhjet lokale. Lidhur më këtë dokument ne i kemi dhënë komentet tona dhe janë bërë edhe përditësimet e tona dhe janë bërë edhe përditësimet e fundit lidhur me numrin e përgjithshëm të përllogaritur se sa do të shtypen edhe për raundin e parë dhe të dytë të fletëvotimeve, lista votuese dhe broshurave. Bëhet fjalë për fletëvotimet për kuvend të komunës, është sasia 1 milionë e 800 mijë. Broshura e kandidatëve për kuvend të Kosovës 16 mijë e 980. Fletëvotime për kryetarët komunës 1 milion e 800 mijë fletëvotime. Dhe fletëvotime për kryetar të komunës për raundin e dytë 1 milion e 250 mijë të përllogaritur dhe lista e votuesve është 4 mijë e 420 për raundin e dytë”, tha Elshani.

Lidhur me këtë, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi sugjeroi që si bazë të merret numri maksimal i votuesve që kanë marrë pjesë në dy palët e fundit të zgjedhjeve lokale, ato të vitit 2017 dhe 2021, dhe mbi këtë numër të shtohen edhe 10 deri në 20 për qind më shumë fletëvotime.

Lexo edhe :  Gjykata Themelore dënon me burgim Agim Çekun

Në këtë mënyrë, sipas tij mund të reduktohet numri i fletëvotimeve.

“A kishte me qenë e rrugës që të merret numri maksimal i votuesve në dy palë votimet e fundit lokale dhe t’i shtohet 10 ose 20 për qind më shumë fletëvotime sesa pjesëmarrja që ka qenë në dy votimet e fundit 2021 dhe 2017? Që do të mbërrinte rreth 1 milion fletëvotime”, tha Kurteshi.

Në lidhje me propozimin për reduktimin e numrit të fletëvotimeve, Elshani tha se kjo çështje është diskutuar edhe brenda Këshillit të Operacioneve Zgjedhore dhe përbën një shqetësim të vazhdueshëm.

Megjithatë, ai theksoi se një qasje e ngjashme me atë të zgjedhjeve parlamentare është e pamundur për zgjedhjet lokale, për shkak të specifikave të ndryshme teknike dhe organizative. m.p.

Të fundit

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Lajme të tjera

Web TV