Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap duke transportuar një kilogramë kokainë. Sipas raportimeve në mediat italiane, operacioni u krye në zonën e Navile në Foggia.
Ajo çka bëri policinë të ndjekë shqiptarin ishin lëvizjet e dyshimta të këtij të fundit. Shfaqja e tij nervoze ngriti dyshimet.
Gjatë kontrollit të automjetit, karabinierët gjetën drogën poshtë sediljes. Policia bën me dije se vlera e saj arrin në 100 mijë euro ndërsa theksoi se droga do shitej në tregun vendas.
Aktualisht shqiptari është prangosur ndërsa pritet të përfundojnë hetimet dhe më pas të përballet më drejtësinë italiane. e.t.