Bentley ka përgatitur një version të ri të logos së saj në formën e një “B me krahë”.
Kjo është vetëm hera e pestë që dizajni i këtij elementi ka ndryshuar në historinë 106-vjeçare të kompanisë.
Logoja e re do të zbulohet publikisht më 8 korrik duke debutuar një veturë të re konceptuale, e cila do të zbulojë gjithashtu gjuhën e re të dizajnit të veturave të ardhshme Bentley.
Dizajni i logos së re “B me krahë” u krijua nga Robin Page me ndihmën e një ekipi të vogël të brendshëm.
Fillimisht, u mbajt një konkurs në të cilin i gjithë ekipi i dizajnit paraqiti idetë e tyre në formën e skicave, dhe dizajni fitues u nënshkrua nga Young Nam, një anëtar i ekipit të dizajnit të brendshëm.
Koncepti i tij u përsos dhe u përpunua në detaje për të marrë versionin përfundimtar./e.t