Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% në 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kostot e prodhimit në bujqësi në vendin tonë po rriten me shpejtësi duke sinjalizuar rritje të çmimeve të prodhimeve në vijim.

Sipas INSTAT në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 149,6 nga 142,8 që ishte në 2023, duke shënuar një rritje me 4,8%. Gjatë këtij viti, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënoi rritje me 9,1%, gjithashtu rritje ka shënuar edhe indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale me 0,4%, krahasuar me një vit më parë.

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan nga pandemia.

Bujqësia hyri në vitin e pestë të rënies më 2025. Rënia e bujqësisë është një sinjal negativ për zhvillimin afatgjatë të vendit, pasi ky sektorë përbën një pjesë të rëndësishme të prodhimit, punësimit dhe ekuilibrit tregtar të vendit.

Bujqësia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë rreth 15% të PBB-së në Shqipëri dhe është punëdhënësi më i madh në vend me mbi 30% të totalit me 2024, kjo përqindje është edhe më e lartë veçanërisht në zonat rurale.

Rënia e bujqësisë po krijon varësi më e madhe nga importet e ushqimeve, çka rrit deficitin tregtar dhe ndjeshmërinë ndaj luhatjeve të çmimeve globale. Ky zhvillim lajmëron rritje të çmimeve të ushqimeve në vijim. Për herë të parë më 2024 Eurostat përllogariti se çmimet mesatare të Ushqimeve në Shqipëri janë më të larta sa mesatarja e vendeve të BE-së.

Lexo edhe :  Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje?/ Forcat e Luftimit “përthithin” 2.7 mld lekë

INSTAT sqaroi se e llogarit indeksin e Çmimeve të Prodhimit në Bujqësi nga Anketa Mujore për Produktet Bujqësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Mbledhja e të dhënave kryhet pranë fermave. tregjeve të gjësë së gjallë, tregjeve të shumicës dhe vende të tjera ku prodhimet bujqësore mund të grumbullohen. m.p.

Të fundit

Tradhtoi gruan/CEO ia hedh fajin koncertit të Coldplay që e nxori në ekran me të dashurën

Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka bërë një status orët e fundit. Në një koncert të Coldplay...

Aksionet e Ramës/ Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai U shpreh se zbatimi i...

Nisin ditët më të nxehta të verës/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi...

“Taksë për beqarët”/ Deklarata e kryeministrit nxit debate

Një deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinionin publik, pasi ai sugjeroi mundësinë e vendosjes së taksave...

Gjendet i pajetë 64-vjeçari në Portin e Sarandës, detajet e para

Ditën e sotme në Portin e Sarandës është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar, i punësuar atje si roje sigurie. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV