“Arratisja” e kapitalit, shqiptarët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje graduale, por të qëndrueshme në nivelin e investimeve që bizneset dhe individët shqiptarë bëjnë jashtë vendit.

Një raport i Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime ekonomike (wiiw) evidentoi se në vetëm 7 vjet investimet e Shqipërisë jashtë vendit janë katërfishuar, nga 393 milionë euro me 2017 në 1.57 miliardë euro në vitin 2024.

Disa prej kompanive më të mëdha shqiptare në sektorë si telekomunikacioni, ndërtimi, banka dhe energjia kanë filluar të zgjerojnë praninë e tyre në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajone të tjera të Ballkanit, duke krijuar degë ose duke investuar në partneritete.

Disa grupe familjare që kanë konsoliduar kapital të konsiderueshëm në dekadën e fundit po diversifikojnë portofolin përmes investimeve jashtë vendit, sidomos në tregje me kosto të ulët ose lidhje të forta kulturore e gjuhësore si Kosova.

Gjithashtu Integrimi gradual me BE-në dhe marrëveshjet rajonale kanë lehtësuar qarkullimin e kapitalit.

Përmirësimi i sistemit bankar dhe aksesit në shërbime ndërkombëtare financiare ka ndihmuar në transferimin më të lehtë të fondeve për investime jashtë vendit.

Disa kompani shqiptare janë tërhequr nga regjimet tatimore më të lehta në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni, duke i përdorur këto vende si qendra operacionale ose të regjistrimit të biznesit.

Në disa raste, investimi “në dalje” përfshin kapitalin që lëviz nga Shqipëria drejt nismave të drejtuara nga shqiptarë të diasporës, në Itali, Zvicër apo Gjermani, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme, transportit dhe tregtisë.

Megjithatë Shqipëria ka një bazë prodhuese të kufizuar dhe numër të vogël korporatash me kapacitet për ekspansion ndërkombëtar. Kapitali i njerëzor me aftësi të ulëta dhe mungesa e kapaciteteve për të konkurruar në sektorë me vlerë të shtuar kufizon zgjerimin jashtë.

Lexo edhe :  Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Rritja e FDI-së në dalje nga Shqipëria është një tregues pozitiv i kapacitetit në rritje të ekonomisë shqiptare për të eksportuar kapital dhe eksperiencë.

Stoku të përgjithshëm i investimeve në dalje në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ishte 9.4 miliardë euro në 2024. Serbia dominon me 5.1 miliardë euro, ndërsa vendet e tjera si Shqipëria (1.6 mld euro), Kosova (1.2 mld euro) dhe Bosnja (793 mln euro).

Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim modest, por ngelen shumë pas fqinjëve të tyre lindorë në BE. Investimet në dalje janë tregues kyç jo vetëm i forcës ekonomike, por edhe i integrimit të kompanive kombëtare në zinxhirët ndërkombëtarë të vlerës. Për vendet e Ballkanit perëndimor kapërcimi i këtij hendeku do të kërkojë më shumë reforma strukturore, ndihmë teknike dhe qasje në kapital të lirë analizojnë ekspertët e Institutit të Vjenës./ Monitor

Të fundit

Grabitet shtëpia e Michel Platini, 20 trofe zhduken nga vitrina e ish-kreu i UEFA-s

Michel Platini ka fituar tre trofe të "Topit të Artë" në vitet 1983, 1984 dhe 1985 me fanellën e...

Rama kritika bankave: Janë të prapambetura! Mjaft me vonesat në digjitalizim

Në përfundim të një takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, mbajtur në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e këtij bashkëbisedimi,...

Tradhtoi gruan/CEO ia hedh fajin koncertit të Coldplay që e nxori në ekran me të dashurën

Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka bërë një status orët e fundit. Në një koncert të Coldplay në New York, ai u...

Aksionet e Ramës/ Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai U shpreh se zbatimi i...

Nisin ditët më të nxehta të verës/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi...

Lajme të tjera

Web TV