Kurti: Ushtria e Kosovës ka shënuar rritje prej 123% për numrin e ushtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur për investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ka thënë se krahas investimeve në armatim, është shënuar rritje prej 123% të numrit të ushtarëve gjatë katër viteve të fundit.

Kurti këto komente i bërë gjatë takimit me deputetët britanikë, Martin Vickers dhe Paul Foster. Ata kanë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe atë në fushën e mbrojtjes.

Nga ana e kryeministrit Kurti, u veçua mikpritja dhe pjesëmarrja e Kosovës në ushtrimet ndërkombëtare të Defender Europe 2025. Ai theksoi investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit – duke shënuar rritje prej 123% të numrit të ushtarëve gjatë katër viteve të fundit krahas investimeve në armatim– si dhe rëndësinë strategjike të bashkëpunimit në industrinë ushtarake si një fushë e re dhe me potencial për partneritetin Kosovë–Mbretëri e Bashkuar.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti foli për sektorët strategjikë të ekonomisë, me fokus të veçantë në projektet e infrastrukturës hekurudhore dhe sektorin e teknologjisë, si fusha me potencial të lartë për investime dhe bashkëpunim.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe bashkëpunimi rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, samiti i radhës i së cilit do të mbahet pikërisht në Londër, si dhe rëndësia e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në NATO, si një hap kyç për sigurinë afatgjatë dhe stabilitetin rajonal.

Deputetët britanikë vlerësuan progresin e Kosovës dhe shprehën përkushtimin e tyre dhe të Mbretërisë së Bashkuar për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike dhe zhvillimit demokratik. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe gjithëpartiake të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës. m.p.

Të fundit

Aksionet e Ramës/ Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai...

Nisin ditët më të nxehta të verës/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi...

“Taksë për beqarët”/ Deklarata e kryeministrit nxit debate

Një deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinionin publik, pasi ai sugjeroi mundësinë e vendosjes së taksave...

Gjendet i pajetë 64-vjeçari në Portin e Sarandës, detajet e para

Ditën e sotme në Portin e Sarandës është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar, i punësuar atje si roje sigurie. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet frenohen nga zgjedhjet

Në gjysmën e parë të këtij viti, në arkën e shtetit u futën gati 366 miliardë lekë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë...

Lajme të tjera

Web TV