“Nuk e di kur ka zgjedhje”… Rama merr në dorë strukturat e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç qeverisë dhe Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka marrë në dorë edhe frenat e Bashkisë së Tiranës. Në dy ditë takimesh me listën e deputetëve dhe kandidatëve, si dhe me administratën e bashkisë, A2 CNN mëson se Rama ka kërkuar që të gjithë të punojnë në terren, ndonëse ka përsëritur disa herë se nuk e di nëse, apo kur, kryeqytetasit do të thirren para kohe në kutitë e votimit, pasi sipas tij, ky vendim varet edhe nga elementë të tjerë. “Arsyet dihen dhe nuk dua t’i përsëris. Më kanë bërë të jem më pranë Tiranës”, tha Rama.

Pavarësisht nëse do të ketë zgjedhje apo jo në Tiranë, Rama ka urdhëruar të gjithë njerëzit e tij të dalin të takojnë qytetarët. Në këto takime, Kryeministri nuk e ka fshehur pakënaqësinë ndaj organizimit të punës në kryeqytet, duke e cilësuar Tiranën si “një trup me zorrët jashtë”. “Do të mbledhin shqetësimet”, tha kryeministri.

Për ta nxjerrë nga ky ngërç, Rama ka gjetur një skenar të miksuar të ndarjes së punëve mes ministrave, pushtetit vendor dhe listës së deputetëve dhe kandidatëve. A2 CNN ka mësuar se ndarja do të bëhet në katër blloqet kryesore, ku në krye do të jenë ministrat për të bërë analizën dhe për të sjellë propozime për zgjidhjen e tyre.

Ogerta Manastirliu dhe Arbjan Mazniku do të analizojnë aspektin administrativ dhe të burimeve në Bashkinë e Tiranës. Belinda Balluku dhe Anila Denaj do të fokusohen te shërbimet publike, ndërsa auditimin e financave do ta kryejnë ministrat Malaj dhe Ibrahimi. Blendi Gonxhja do të fotografojë situatën me hapësirat publike në kryeqytet. “Keni dy javë kohë të sillni analizën”, u tha kryeministri socialistëve.

Lexo edhe :  Nard Ndoka: Rama është çmendur, pas aksionit së tij fshihet diçka e madhe!

Çlirimi i hapësirave publike nga zaptimi i paligjshëm do të jetë në fokusin e Kryeministrit edhe në bashki të tjera. Kreu i qeverisë i “kërcënoi” zaptuesit që, nëse nuk tërhiqen vullnetarisht, do të trajtohen si kriminelë.

Me dyer të mbyllura, Rama ua ka bërë të qartë deputetëve dhe kandidatëve se do të duhet të punojnë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që u morën votën më 11 maj. Këtë verë nuk duhet të pushojë askush. “Askush nuk duhet të flejë se kemi 83 mandate. Disa flenë”, tha Rama.

Në këtë 61-vjetor të ditëlindjes së tij, Rama njoftoi se takimet me strukturat vendore nuk do të ndalen vetëm në Vlorë dhe Tiranë, por do të vijojnë edhe në bashki të tjera, si Durrësi, Elbasani, Shkodra dhe Fieri. m.p.

Të fundit

Rama tregon pse ndërtimet në Theth s’u ndaluan në kohë

Pas debateve të shkaktuara nga aksioni i fundit i qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e...

Analizë: Gaza nën flakët e diellit dhe urisë. Atje…ku edhe deti të “vret”

Opinion nga Noa Galili, përshtatur në shqip Në fillim të javës, temperaturat në Rripin e Gazës arritën në 37°C. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i...

Një odise e seksit dhe vdekjes. Kryevepra e Millet që elektrizoi artin modern

Nga Jonathan Jones Ishte Salvador Dalí ai që e ktheu një skenë të vogël dhe të përqendruar rurale me titull “Engjëlli i Zotit” (The...

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

I komentuar si kryebashkiaku që nuk po i bindet urdhrave verbalë të kryeministrit për të kërkuar dorëheqjet e vartësve, qytetari numër një i Hasit,...

“Unë nuk vizatoj gra”, Trump hedh poshtë letrën e “pistë” për abuzuesin Epstein

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili është vënë nën presion për çështjen Epstein, ka njoftuar se synon të publikojë disa dokumente ligjore që...

Lajme të tjera

Web TV