26 vjeçe në Kuvend/ Zegjine Çaushi ‘u mbyll gojën” kritikëve: Kam boll kohë për të mësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatja socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka bërë reagimin e parë pasi rimori mandatin e deputetes.

Maldrita Bardho u zgjodh deputete nga rinumërimi në Qarkun e Fierit, duke fituar mandatin me 10 vota më shumë se Zegjine Çaushi, por disa orë më pas ajo befasoi me vendimin e saj për të mos shkuar në Kuvend.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Çaushi e cilëson Bardhon si një grua fisnike dhe model për çdo politikan të ri.

“E ndiej të nevojshme të falenderoj kolegen time, Maldrita Bardhon për vendimin e guximshëm dhe befasues, që më bën edhe më shumë të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë. Maldrita! Je fisnike, model per mua e çdo politikan të ri! Unë, jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të lindur e rritur larg qendrave urbane, por me të njëjtën dëshire e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytete, madje ndoshta me më shumë dëshirë për të punuar e kontribuar, me më shumë vullnet për sakrificë, se ky është një nga tiparet që na karakterizon. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive, si dhe nga gojët e shqyera të politikanëve humbës, që ulërasin emrin tim e të të rinjve të tjerë, për të mbuluar zullumet e tyre, por kjo as me tremb e as me dekurajon për te vazhduar rrugetimin që kam nisur”.

 

 

Vetëm 26 vjeçe por do të zërë vend në Kuvendin e ri në shtator, Zegjine Çaushi ndalet edhe te sfidat personale, paragjykimet mediatike dhe sulmet politike, duke theksuar vendosmërinë për të kontribuar në jetën parlamentare.

“Se kush jam dhe çfarë do bëj në parlamentin shqiptar, këtë t’ja lëmë kohës, se falë Zotit, edhe për shkak të moshës unë kam boll kohë përpara, boll kohë për të mësuar, punuar, gabuar, ndrequr e mbi të gjitha për t’u frymëzuar. Për t’u frymëzuar nga njerëz që më kane dhënë dorën e kanë besuar tek unë, si veçanërisht Edi Rama”.

Lexo edhe :  Juli tregon kur Zef Deda hyri në Bllok: U vesh si oficer, të bukurat i “kapte” Tërshana

Në fund, ajo nuk ka harruar edhe kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili e akuzoi socialisten se kishte tjetërsuar votat, pasi asaj iu zbritën 48 të tilla nga rinumërimi. Zegjine Çaushi e akuzon Bardhin për dështim dhe sjellje destruktive brenda opozitës.

“Gazo, je politikani më i dështuar, hileqar e vulgar deri aty që asnjë burrë nuk bëhet dot, por ti po. Politikani i vetëm që të parët që nuk të honepsin dot, janë kolegët e t’u e më pas të gjithë demokratët. Ju ke ngelur në derë e s’po dinë se si të të heqin qafe se i shkaterrove partinë dhe i ke nëpërkembur dinjitetin. Sa për vjedhje votash, të kam gati një analizë plot me fakte”./e.t

Të fundit

Gjendet i pajetë 64-vjeçari në Portin e Sarandës, detajet e para

Ditën e sotme në Portin e Sarandës është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar, i punësuar atje si roje...

Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet frenohen nga zgjedhjet

Në gjysmën e parë të këtij viti, në arkën e shtetit u futën gati 366 miliardë lekë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë...

Tmerr në dhomën e rezonancës/ Skaneri ‘gëlltit’ të moshuarin me zinxhir metalik

Një incident i rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite në një qendër imazherie në Long Island, duke lënë një burrë 61-vjeçar në gjendje kritike. Ngjarja...

Sezoni turistik/Zona e Adriatikut 90% e mbushur me pushues, Jugu ka luhatje! Shkak çmimet

Shqipëria është listuar një nga 7 vendet më të përballueshme në Europë për udhëtarët. Në lidhje me këtë renditje në ‘Sot Live në Shqipëri’ ishte...

Bashkitë dhe privati do të detyrohen të investojnë në teknologji

Nga Berati, ku u takua mepërfaqësues sipërmarrjeve në sektorin e teknologjisë, inovacionit dhe start-up-eve, Kryeministri EdiRama paralajmëroi vendosjen e një detyrimi për sektorin privat...

Lajme të tjera

Web TV