“Nuk ka më toka të Xanuna”, Rama i lë afat Vlorës 48 orë, Dredha në aksion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lirimi i hapësirave publike është marrë seriozisht nga Kryeministri Rama, i cili paralajmëron shkelësit në kryeqytet për ndjekje penale dhe gjoba. Si shembull kryeministri ka marrë zonën e 21 dhjetorit, një situatë klasike siç shkruan ai për ‘’tokat e xanuna’’ në Tiranë.

“Kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike të qytetarëve, krim mjedisor dhe me radhë”, tha kryeministri.

Më i ashpër ishte me Vlorën, ku bizneseve të bar-kafeneve të Vlorës  në Lungomare u la një ultimatum prej 48  orësh që  të lirojnë hapësirat publike.

“Keni 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve e të betonarmeve, duke i tërhequr njëkohësisht “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares! Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë!”, shtoi Rama.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Vlorës, u shfaq këtë të shtunë në qytet teksa bashkë me policinë bashkiake po ndërmerrnin një  aksion për lirimin e hapësirave publike. Teksa u pyet nëse ky aksion erdhi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, Dredha e mohoi diçka të tillë, por shtoi se kjo është një punë e përbashkët në shërbim të komunitetit.

Kryeministri u ka lënë deputetëve socialist dy javë kohë që të evidentojnë rastet në terren. Një të tillë e solli në vëmendje deputeti Erion Braçe,  i cili është ndalur në një zonë të Komunës së parisit të kthyer në parking privat./e.t

Të fundit

Tradhtoi gruan/CEO ia hedh fajin koncertit të Coldplay që e nxori në ekran me të dashurën

Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka bërë një status orët e fundit. Në një koncert të Coldplay...

Aksionet e Ramës/ Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai U shpreh se zbatimi i...

Nisin ditët më të nxehta të verës/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi...

“Taksë për beqarët”/ Deklarata e kryeministrit nxit debate

Një deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinionin publik, pasi ai sugjeroi mundësinë e vendosjes së taksave...

Gjendet i pajetë 64-vjeçari në Portin e Sarandës, detajet e para

Ditën e sotme në Portin e Sarandës është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar, i punësuar atje si roje sigurie. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV