Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të takohen përsëri sonte në mbrëmje ora 22:00, pesëmbëdhjetë muaj pas “Quince” (Champions-i numër 15 i Realit).w
Gjigantët spanjollë janë favoritë, por e vërteta është se përballja me ekipin gjerman nuk është një lajm i mirë për trajnerin e ri të “los blancos”, Xabi Alonso. Trajneri bask e ka përjetuar tashmë se si është të përballesh me Dortmundin si trajner dhe shifrat nuk duken tamam mirë për të.
Si trajner i Leverkusenit, Alonso ka luajtur pesë ndeshje në Bundesligë, me një rekord prej një fitoreje, dy barazimesh dhe dy humbjesh. Triumfi i tij i vetëm erdhi sezonin e kaluar, kur fitoi një ndeshje lige kundër Dortmundit, por humbi tjetrën. Si lojtar, Xabi Alonso ka luajtur kundër kundërshtarit të sotëm në 13 raste dhe shifrat janë padyshim në favor të tij: shtatë fitore, dy barazime dhe katër humbje.
Megjithatë, kur ishte lojtar i Real Madridit, ai fitoi vetëm dy herë kundër Dortmundit, duke pësuar nga ana tjetër tri humbje. Siç qëndrojnë gjërat, Dortmundi nuk është pikërisht një ekip që i sjell kujtime të bukura Alonsos./ D.C
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois, Trent Alexander-Arnold, Rudiger, Huijsen, Fran Garcia, Tchouameni, Valverde, Guler, Bellingham, Vinicius, Gonzalo.
📋✅ ¡Nuestro XI inicial!
🆚 @BVB pic.twitter.com/wBqf6kZ9cC— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 5, 2025
Borussia Dortmund: Kobel, Sule, Anton, Bensebaini, Ryerson, Svensson, Gross, Nmecha, Brandt, Adeyemi, Guirassy.
🚨 STARTING XI VS REAL MADRID 🚨 pic.twitter.com/ZXogJRVtbj
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) July 5, 2025