Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur. Tragjedia ka prekur rëndë edhe kampin pushimor “Mystic”, ku humbën jetën dy vajza të mitura, Renee Smajstrla, 8 vjeçe, dhe Janie Hunt, 9 vjeçe, pasi u morën nga përmbytjet e rrëmbyeshme të lumit Guadalupe.

Mes viktimave raportohen edhe fëmijë të tjerë dhe drejtues të kampit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet intensive në zonat e goditura. Autoritetet vendore konfirmuan se ende ka persona të bllokuar ose të zhdukur, ndërsa situata mbetet kritike.

Në një deklaratë publike, Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi situatën si “të tmerrshme” dhe “thellësisht shqetësuese”, duke ofruar ngushëllime për familjet e viktimave dhe duke bërë thirrje për angazhim të plotë të institucioneve federale në mbështetje të shtetit të Teksasit./E.T

Të fundit

Sezoni turistik/Zona e Adriatikut 90% e mbushur me pushues, Jugu ka luhatje! Shkak çmimet

Shqipëria është listuar një nga 7 vendet më të përballueshme në Europë për udhëtarët. Në lidhje me këtë renditje në...

Bashkitë dhe privati do të detyrohen të investojnë në teknologji

Nga Berati, ku u takua mepërfaqësues sipërmarrjeve në sektorin e teknologjisë, inovacionit dhe start-up-eve, Kryeministri EdiRama paralajmëroi vendosjen e një detyrimi për sektorin privat...

Rama tregon pse ndërtimet në Theth s’u ndaluan në kohë

Pas debateve të shkaktuara nga aksioni i fundit i qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, Kryeministri Edi...

Analizë: Gaza nën flakët e diellit dhe urisë. Atje…ku edhe deti të “vret”

Opinion nga Noa Galili, përshtatur në shqip Në fillim të javës, temperaturat në Rripin e Gazës arritën në 37°C. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i...

Një odise e seksit dhe vdekjes. Kryevepra e Millet që elektrizoi artin modern

Nga Jonathan Jones Ishte Salvador Dalí ai që e ktheu një skenë të vogël dhe të përqendruar rurale me titull “Engjëlli i Zotit” (The...

Lajme të tjera

Web TV