Revolucioni i klonimit, epoka e inxhinierisë gjenetike që nxiti debatin global

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 korrik 1996 – Lindja e deles Dolly

Nga Leonard Veizi

Më 5 korrik 1996, në një fermë pranë Edinburghut, në Skoci, lindi një qengj i quajtur Dolly – një krijesë që do të hyjë në histori si gjitari i parë i klonuar ndonjëherë nga një qelizë e rritur, një arritje shkencore që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si e kuptojmë riprodhimin, gjenetikën dhe potencialin e bioteknologjisë…

…Një nga teoritë më të debatueshme në fushën e pseudo-arkeologjisë dhe teorive alternative të origjinës së njeriut është ajo e Zecharia Sitchin, i cili pretendon se njerëzimi është rezultat i klonimit gjenetik të kryer nga një racë jashtëtokësore të quajtur Anunaki, që sipas tij vinin nga një planet i padukshëm i quajtur Nibiru. Sipas këtij versioni, Anunakët zbarkuan në Tokë mijëra vjet më parë për të nxjerrë ar dhe, për të përmbushur nevojat e tyre, klonuan një specie punëtore duke manipuluar gjenetikisht hominidët vendas – dhe kështu krijuan Homo sapiens. Kjo teori, edhe pse pa mbështetje në prova shkencore apo arkeologjike, ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve të teorive konspirative dhe të ashtuquajturës “arkeologji e ndaluar”, duke e lidhur evolucionin e njeriut jo me një proces natyror darvinian, por me ndërhyrje inteligjente të qëllimshme nga jashtë planetit Tokë.

Ndërkohë, prodhimi i një gjitari në laborator, nga njeriu, a mund ta afronte teorinë e Zecharia Sitchin më pranë një realiteti të prekshëm?

Procesi laboratorik

Dolly nuk ishte një dele e zakonshme. Ajo u krijua jo përmes riprodhimit natyror, por përmes një procesi të sofistikuar laboratorik të quajtur transferim bërthamor i qelizës somatike. Në këtë proces, bërthama e një qelize të pjekur të gjëndrës së qumështit u transferua në një vezë të zbrazur nga bërthama e saj, dhe më pas u stimulua elektrikisht për të filluar ndarjen qelizore – si një embrion i zakonshëm. Ky embrion u implantua në mitrën e një deleje surrogato, dhe pas një shtatzënie normale, lindi Dolly.

Kush e krijoi Dolly-n?

Klonimi i Dolly-t ishte rezultat i punës së një grupi shkencëtarësh në Institutin Roslin, pranë Universitetit të Edinburgut. Udhëheqësit e këtij projekti ishin Keith Campbell dhe Ian Wilmut, së bashku me kolegët e tyre, dhe me mbështetjen financiare të kompanisë bioteknologjike PPL Therapeutics, si dhe të Ministrisë së Bujqësisë të Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo edhe :  1990 – Martesa e Yasser Arafatit me Suha Tawil, dashuri në hijen e çështjes palestineze

Qëllimi fillestar ishte krijimi i modeleve më të sakta të kafshëve për prodhimin e barnave në qumështin e tyre, por sukseset e këtij projekti hapën diskutime shumë më të gjera për klonimin e kafshëve, të qenieve njerëzore, dhe manipulimin gjenetik në përgjithësi.

Përse Dolly ishte revolucionare?

Ajo ishte gjitari i parë i klonuar nga një qelizë trupore e rritur, dhe jo nga një qelizë embrionale si më parë. Kjo arritje përmbysi dogmat shkencore të kohës, të cilat sugjeronin se një qelizë e maturuar ishte e paaftë të rikthehej në një gjendje “të re”, të përshtatshme për të prodhuar një organizëm të ri. Dolly vërtetoi se çdo qelizë e trupit përmban të gjithë informacionin gjenetik të nevojshëm për të krijuar një jetë të plotë, një parim themelor që më vonë u përdor për zhvillimin e qelizave staminale të induktuara (iPS).

Jetëgjatësia dhe trashëgimia e Dolly-t

Dolly jetoi për gjashtë vjet, një jetë më e shkurtër se dele të tjera të racës së saj, dhe ndërroi jetë në vitin 2003 për shkak të një forme të sëmundjes së mushkërive dhe artritit. Megjithatë, analizat e mëvonshme nuk konfirmuan se ajo kishte plakje të parakohshme për shkak të klonimit.

Pas suksesit të saj, me dhjetëra kafshë të tjera u klonuan, përfshirë lopë, kuaj, derra dhe qen. Edhe pse klonimi i njeriut mbetet etikisht dhe ligjërisht i ndaluar në shumicën e vendeve, eksperimenti i Dolly-t hapi rrugën për terapitë gjenetike, mjekësinë riparuese dhe teknologjitë e avancuara biomjekësore.

Simbol i një epoke të re

Dolly nuk ishte thjesht një qengj me një histori të veçantë; ajo u bë ikonë e shkencës moderne, frymëzim për diskutime filozofike, juridike dhe morale mbi atë se çfarë do të thotë të krijosh jetë. Nga etikat e klonimit, tek biopolitika dhe frika nga “luajtja me Zotin”, Dolly ndezi një debat global që vazhdon ende sot.

Tanmë, trupi i saj i balsamosur ndodhet në Muzeun Kombëtar të Skocisë në Edinburgh, si dëshmi e një çasti historik që ndryshoi rrënjësisht kufijtë e njohurive tona mbi jetën.

Të fundit

Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet frenohen nga zgjedhjet

Në gjysmën e parë të këtij viti, në arkën e shtetit u futën gati 366 miliardë lekë. Të dhënat...

Tmerr në dhomën e rezonancës/ Skaneri ‘gëlltit’ të moshuarin me zinxhir metalik

Një incident i rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite në një qendër imazherie në Long Island, duke lënë një burrë 61-vjeçar në gjendje kritike. Ngjarja...

Sezoni turistik/Zona e Adriatikut 90% e mbushur me pushues, Jugu ka luhatje! Shkak çmimet

Shqipëria është listuar një nga 7 vendet më të përballueshme në Europë për udhëtarët. Në lidhje me këtë renditje në ‘Sot Live në Shqipëri’ ishte...

Bashkitë dhe privati do të detyrohen të investojnë në teknologji

Nga Berati, ku u takua mepërfaqësues sipërmarrjeve në sektorin e teknologjisë, inovacionit dhe start-up-eve, Kryeministri EdiRama paralajmëroi vendosjen e një detyrimi për sektorin privat...

Rama tregon pse ndërtimet në Theth s’u ndaluan në kohë

Pas debateve të shkaktuara nga aksioni i fundit i qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, Kryeministri Edi...

Lajme të tjera

Web TV