PSG u kualifikua në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Francezët ia dolën me fitore të pastër 2-0 ndaj Bayern Munich.
Ishte Dembele që shënoi golin e dytë, për të dërguar skuadrën e tij më tej. Ylli francez festoi njëjtë si Diogo Jota.
Kjo për të kujtuar ish-futbollistin portugez, që ndërroi jetë në aksident tragjik. Moment mjaft prekës, ndërsa sot ishte funerali i Diogo Jotës bashkë me Andre Silvën./ D.C