I nxehti dëmton trurin? Temperaturat e larta ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bëni kujdes nga i nxehti. Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në aspektin fizik, por dhe në atë psikologjik duke shkaktuar ankth, luhatje të humorit, mungesë përqendrimi edhe nëse nuk keni probleme me shëndetin mendor.

Sipas studimeve të fundit kjo ndodh për shkak të ndikimit të të nxehtit në sistemin nervor qendror,  energjisë që truri shpenzon për të ruajtur balancën e brendshme të organizmit dhe ndryshimit në nivelin e neurotransmetuesve.

“Për shembull valët e të nxehtit ndikojnë kryesisht te serotonina, i cili është hormon I qetësisë dhe harmonisë emocionale.  Temperaturat e larta shkaktojnë ulje të nivelit të serotoninës.  Mund të shkaktojnë rritje të nivelit të dopaminës  që është një hormon neurotransmetues që shkakton rritje të impulsivitetit,  nervozizë, zemërim, agresivitet.  Po kështu ulet dhe niveli gabës, edhe gaba është një neurotransmetues që sjell qetësinë emocionale. Në momentin që ulet shfaqet dhe  zemërimi, irritabilitet, impulsivitet dhe probleme të ulje të tolerancës ndaj pakënaqësisë”, tha mjekja psikiatre Irena Thoma.

Më të ndjeshme  pasojat e temperaturave të larta janë tek personat që vuajnë nga çrregullime të  shëndetit mendor.

“Një pacienti me skizofreni mund ti përkeqësohet psikoza. Një pacienti me çrregullim bipolar mund të  përkeqësohet depresioni ose gjendja maniakale. Tek persona me gjendje ankthi mund të përkeqësohet axhitimi…  Duhen përshtatur  medikamentet, vetë antipsikotikët shaktojnë një lloj frenimi  të sistemit të termoregullimit trupi është në rënie të lire”, tha ai.

Gjatë valëve të të nxehtit mjekët këshillojnë qëndrim në mjedise më të freskëta,  konsum të lëngjeve në sasi të  lartë pasi sipas tyre  dehidrimi vë në stres organizmin dhe mosabuzim me gjumin se  pagjumësia në vetvete dëmton përqendrimin dhe nxit çrregullimet e humorit/kb

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV