Moti i nxehtë “përvëlon” Italinë, vdesin 18 persona! Vendimi drastik…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin.

Mediat e huaja raportojnë se shumica e atyre që kanë humbur jetën ishin punonjës të cilët punonin në ambiente të hapura gjatë pikut të së nxehtit.

Temperaturat përvëluese kanë vendosur nën presion edhe sistemin shëndetësor. Spitalet në disa rajone janë përballur me rritje të ndjeshme të numrit të të shtruarve, kryesisht të moshuar që vuajnë nga dehidratimi dhe goditjet e të nxehtit.

Për të frenuar përhapjen e tragjedisë, autoritetet italiane kanë nisur zbatimin e masave emergjente. Në qytete të mëdha si Roma, Milano, Torino, si dhe në rajonin e Venetos, është ndaluar puna në ambientet e jashtme nga ora 12:30 deri në 16:30, gjatë ditëve kur shpallet alarmi i kuq për temperaturat ekstreme.

Organet përgjegjëse u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin në diell dhe të qëndrojnë të hidratuar dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast shfaqjeje të simptomave si marramendje, lodhje ekstreme apo humbje ndjenje. Autoritetet kanë paralajmëruar se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. m.p.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV